Kampusi, godine gjigante per 12 mije studente

17/01/2009 16:30

23- 25 milion euro eshte kostoja per ndertimin e kampusit te ri universitar ku pritet te studiojne rreth 12 mije te rinj.

“Do te kemi nje prurje te madhe te rinjsh. Sigurova mbeshtetjen e kryeministrit per finalizuar projektin qe shkon nga 23-25 milione euro”, u shpreh rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule.

Sipas zotit Kule, eshte menduar qe ne kete kampus universitar te ndertohen tre godina pesekatesh studimi, nje godine ku do te jete biblioteka qendrore dhe rektorati dhe nje godine do te jete vetem per ambiente sportive.

Ky projekt duhet te realizohet brenda tre vitesh dhe sipas zotit Kule pritet qe faza e pare te perfundoje gjate ketij viti.

Top Channel