Reagimi i Berishes: Ligji, perkthyer gabim

16/01/2009 17:30

Vetem pak ore pas publikimit te kritikave te forta te Keshillit te Europes ndaj ligjit te lustracionit, kryeministri Berisha ne nje konference per shtyp u pa qarte se e kishte lexuar mire kete deklarate te Terri Dejvis, por e kishte kuptuar pak me ndryshe nga te tjeret.

“Duhet te jeni te ndershem kur citoni dokumentin. Po ta lexosh atje thuhet se nuk percakton nje afat. Une pranoj se ka nje kufizim te te drejtave, por jo pa afat. Ju e dini qe ligji eshte me afat. Nuk eshte gje tjeter vecse vazhdimi i nje procesi te anuluar. C’kane me shume Rumania dhe Cekia qe zgjaten procesin e ketij ligji?”, u eshte drejtuar Berisha gazetareve.

E vetmja pike ku kryeministri i dha te drejte Terri Dejvis ishte pika me pak e permendur ne debatin publik, ajo e kufizimit te kandidimit politik te personave te gjetur te papaster nga ligji.

“Terri Dejvis ka te drejte kur thote se eshte vendosur per kandidate ne zgjedhje. Por ne moralin e ketij kombi, a do ishin me shume se 3% e shqiptareve qe do pranonin qe ministri dhe deputeti te kishin qene bashkepunetore? Kush te doje ta beje me referendum kete”, ka deklaruar Berisha.

Por tani qe perspektiva e dergimit te ligjit per lustracionin ne Gjykate Kushtetuese nuk eshte me e larget, kryeministri nuk ka fshehur indirekt shqetesimin se ceshtja mund te gjykohet nga anetare te kesaj gjykate, qe mund te preken vete nga ky ligj.

Ndaj dhe ai ka leshuar nje paralajmerim te ashper ne drejtim te tyre. “Ne nuk mund te imagjinojme te paimagjinushmen. Ne po zbatojme nje parim universal, jo tonin. Nuk mund te pranojme dhe nuk do te pranojme konflikt interesi”, ka shtuar Berisha.

Top Channel