Ministrite, 83 milione leke abuzime me makinat

16/01/2009 08:15

Ministrite abuzojne me fondet per automjetet qe jane nen varesine e tyre. Ky eshte rezultati qe publikohet nga Kontrolli i Larte i Shtetit nga monitorimi i 12 ministrive dhe 18 institucioneve qendrore te pavarura.

83 milione leke eshte vlera e abuzimit per keto dy vjet nga ministrite, te cilat justifikojne faktin se keto te ardhura jane perdorur per riparimin e automjeteve, nderkohe qe ato nuk kane pershkruar asnje kilometer.

Si perfundim, nga 30 institucionet, 8 prej tyre, ose e thene ndryshe 19 automjete, kane shpenzuar karburant mbi normativat e lejuara. KLSH ka konstatuar gjithashtu se 94 automjete per 11 institucione nuk kane raportuar vleren fillestare te automjeteve qe kane ne perdorim.

Me shume se gjysma e makinave qe jane ne inventarin e ministrive apo institucioneve qendrore te pavarura nuk kane paguar taksat dhe nuk kane kryer kontrollin
teknik.

Top Channel