Ina Rama pranon doreheqjen e Shtylles

16/01/2009 20:25

Prokurorja e pergjithshme, Ina Rama ka pranuar doreheqjen e prokurorit Zamir Shtylla nga posti i kreut te Drejtorise se Hetimit.

Lajmin e bejne te ditur burime nga institucioni qendror i akuzes, sipas te cilave kryeprokurorja ka pranuar edhe doreheqjen e Shtylles nga drejtimi i hetimeve per ngjarjen e Gerdecit.

Burimet saktesojne me tej se megjithate Shtylla do te vazhdoje te jete prokuror, nderkohe qe ne krye te Drejtorise se Hetimit Ina Rama ka emeruar prokurorin Sokol Stojani.

Top Channel