Pubet dhe diskot, viktima te “gjobave”

15/01/2009 20:25

Prej 4 muajsh nje shoqeri e quajtur “Sig Ship” ka nisur nje aksion ne kryeqytet dhe rrethe duke u kerkuar shume bareve, pubeve dhe diskotekave ne Tirane, Durres, Librazhd dhe se fundi edhe ne Fier, te paguajne para per muziken qe ata perdorin ne keto ambjente.

Me ligj, ky detyrim e ka vleren nga 36 mije deri ne 1 milion leke ne vit ne varesi te aktivitetit dhe siperfaqes qe kane keto subjekte dhe duhet te paguhet tek shoqerite e licensuara nga Ministria e Turizmit.

Dhe mesa duket, kjo shoqeri ka shfrytezuar kete hapesire per t’u marre taksen lokaleve ne rrethe. “Para kater ditesh me vijne tre vete, dy burra dhe nje grua dhe me kerkojne nje takse te detyrueshme per te drejten e autorit.

Me thane se ishin nga Drejtoria e Tatimeve ne Tirane dhe me kerkuan 100 mije leke”, tregon Jani Mavro, pronar i nje lokali ne Fier.

Por pergjegjesi i sektorit ne zyren per mbrojtjen e te drejtave te autorit ne Ministrine e Kultures, Ervin Rukaj, thote se kompania “Sig Ship” eshte e palicensuar nga Ministria e Turizmit dhe e Kultures dhe po vepron ne menyre te paligjshme. Madje, shoqeria eshte denoncuar disa here prane krimit ekonomik dhe ceshtja eshte tashme ne prokurori.

“Kjo shoqeri eshte pa license, vepron jashte cdo norme ligjore qe ky ligj parashikon. Kemi vendosur nje gjobe prej 500 mije leke te reja ndaj saj dhe eshte hapur nje hetim ne sektorin e krimit ekonomik, qe tani duhet te kete kaluar ne gjykate. Ky subjekt do te hetohet pasi ne kemi verifikuar shkelje”, deklaron Rukaj.

Edhe pas ketyre akuzave, perfaqesuesit e shoqerise “Sig Shqip”, qe punojne ne qytetin e Fierit, thane per Top Channel se ata punojne per shoqerine e sigurimeve “Sig Shqip” e cila eshte e licensuar dhe ka te drejte te lidhe kontrata me te gjitha subjektet “Per te drejten e autorit dhe te drejtat e tjera te lidhura me te”, ne baze te legjislacionit tatimor 2007 “Per te drejten e autorit”.

Edhe pasi jane pezulluar nga krimi ekonomik ne drejtorine e policise se Fierit, ata jashte kameres kane deklaruar se do te vazhdojne aktivitetin e tyre, pasi jane te ligjshem.

Por perfaqesuesit e zyres per mbrojtjen e te drejtave te autorit u ben thirrje te gjitha subjekteve qe te mos paguajne me para, pasi ky subjekt eshte teresisht i paligjshem.

Top Channel