PBDNJ ne krize, Mico iken nga ministria

15/01/2009 19:30

Thoma Mico jep doreheqjen nga drejtimi i Inspektoratit Shteteror te Punes.

Shkak per kete vendim te Micos, veprim te cilin ai zgjedh ta beje permes ekranit, jane bere perplasjet e vazhdueshme me ministrin e ri te se njejtes force politike, Anastas Duro dhe kreun e kesaj partie, Vangjel Dule.

Thoma mico eshte njekohesisht edhe nenkryetar i PBDNJ. “Bej te qarte doreheqjen nga posti i kryeinspektorit per arsye se ne vazhdimesi kam menduar se nuk mund te ushtroj misionin tim ligjor pasi qellimisht struktura politike nga ministria bejne perpjekje per te penguar iniciativat e mija”, ka deklaruar Mico.

Nenkryetari i PBDNJ, Thoma Mico, ashtu si nenkryetari tjeter Kosta Barka pak muaj me pare, ka bere pergjegjes per situaten kreun Vangjel Dule.

Sipas Micos, kryetari po kerkon te eleminoje te gjithe kundershtaret e tij politike brenda partise, duke mos respektuar as statutin e saj.

“Ai ka kohe qe ka personalizuar partine. Pratia eshte e barabarte me zotin Dule, qe ushtron presion ndaj cdo ministri. Zoti Dule nuk e drejton partine ne baze te statutit, por ne baze te nje tryeze miqsh”, ka pohuar Mico.

Grupi anti-Dule, sipas Micos do te kerkoje mbledhjen e nje kongresi te jashtezakonshem ku do te parashtrohet nje platforme qe ka ne themel kthimin e PBDNJ ne nje force me baze etnike minoritetin grek, i cili sipas zotit Mico ka mbi 100 mije votues ne Shqiperi.

“Te veteshpallet me vendimet statutore nje parti me baza etnike. Votat qe vijne nga minoriteti minimalisht do te jene 100 mije. Ne do bejme nje politike qe te mbeshtetet nga minoritaret greke”, ka shtuar Mico.

Top Channel