Ndotet nga nafta gjiri i Vlores

15/01/2009 15:25

Nje sasi e madhe nafte ka ndotur gjithe gjirin e Vlores dhe me shume ne afersi te portit detar.

Sipas punonjesve te portit, kjo sasi nafte qe ka pushtuar bregdetin e Vlores ka ardhur nga zona e Karabrunit ku nje anije po kryente punimet per riparimin e saj.

Era e forte dhe deti i trazuar kete sasi nafte dhe vaji lubrifikant te derdhur ne det e ka sjelle ne brigjet e Vlores.

Nuk eshte hera e pare qe anije te ndryshme derdhin nafte ne det dhe pikerisht ne gjirin e Vlores ku dhe e gjithe nafta qe lundron ne det demton gjallesat, dhe cdo gje tjeter ne det. Sipas specialisteve e gjithe nafta do te shkoje ne shtratin e Gjirit te Vlores dhe pergjate gjithe bregdetit.

Top Channel