Lirite ekonomike, Bode: Shqiperia renditet e 62-ta

15/01/2009 15:40

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka komentuar rezultatet e raportit të fundit mbi indeksin e lirive ekonomike, i cili e renditi Shqiperine ne vendin e 62-te nga 183 ekonomi boterore.

“Ulja e tatimit mbi fitim, ulja e tatimit mbi te ardhurat personale dhe nje sere masash te tjera lehtesuese sjellin progresin e Shqiperise ne lirite ekonomike. Ky permiresim i jep nje besueshmeri me te madhe ambientit ekonomik te vendit”, u shpreh Bode.

Kjo renditje e Shqiperisë sipas ministrit te Financave eshte nje sinjal pozitiv ne syte e biznesit te huaj, por edhe atij vendas per te nxitur me tej investimet ne ekonomi

Top Channel