FRESSH-i feston 17 vjetorin

15/01/2009 23:35

Ne 17-vjetorin e vet, qe ne politike nuk eshte pak, FRESSH-i, ose ndryshe Forumi Rinor Eurosocialist, duket se nuk ka marre asnje rrudhe. Ish-FRESSH-istet jane zevendesuar gjate kesaj kohe me te rinj.

Pikerisht te freskia e FRESSH-it, Edi Rama synon te gjeneroje forcat e vullnetareve per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Jane 165 dite qe ne kemi kohe dhe sigurisht edhe detyrim te jashtezakonshem per t’i paraprire atij ndryshimi per te cilin jeni edhe ju sot. Ju kontribuoni ne kete organizate nepermjet te cilit mijera te rinj dhe te reja marrin pjese drejtperdrejt ne procesin politik. Ne jemi ata qe kemi detyrimin per te realizuar aspirata ambicie deshira dhe endrra qe vazhdojne te mbeten pezull e nje politike te vjeter te te shkuares me te cilen jam i bindur ne do te ndahemi ne 28 qershorin e ketij viti”, eshte shprehur Rama.

Top Channel