Zgjedhjet ne 28 qershor

14/01/2009 15:00

Bazuar ne kompetencat e qe i njeh Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor i cili hyri ne fuqi te merkuren, Presidenti i Republikes Bamir Topi dekretoi daten 28 qershor, pra te dielen e fundit te qershorit, si daten e zgjedhjeve te pergjithshme politike. (UPDATE)

Ne fakt Kodit i Ri zgjedhor i linte Presidentit vetem dy mundesi zgjedhje, njeren prej dy te dielave te fundit te qershorit, pra ose 21 ose 28 qershorin. Formalisht Kodi vendos detyrimin per Presidentin qe edhe ne zgjedhjen e njeres prej ketyre dy datave, te konsultohet me forcat politike.

Burime nga dy partite me te medha konfirmojne se Presidenti nuk ka zhvilluar konsultime te mirefillta. Megjithate forca kryespre opozitare, Partia Socialiste, duket indiferente, pasi sipas saj nuk ka asnje ndryshim mes datave 21 apo 28 qershor. Tani qe njihet data e zgjedhjeve, Kuvendit i duhet te vendose rikompozimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, duke nderprere ne kete menyre mandatin e KQZ-se aktuale.

Me 30 qershorin si date per mbajtjen e zgjedhjeve, fushata elektorale do te filloje zyrtarisht 30 dite perpara, dhe do te perfundoje 24 ore para hapjes se kutive. Kete here shqiptaret do te votojne teresisht per partite, ne nje sistem proporcional me baze qarku.

Top Channel