Islam Lauka, ambasadori i Shqiperise ne Kosove

14/01/2009 22:45

Komisioni i Jashtem parlamentar ka miratuar ne unanimitet kandidaturen e Islam Laukes per ambasador te Shqiperise ne Kosove.

Anetaret e mazhorances dhe opozites shprehen konsideraten me te larte per diplomatin shqiptar, por nuk arriten te merrnin pergjigje nga perfaqesuesit e Ministrise se Jashtme, perse kandidatura e zotit Laukaj ishte vonuar me shume se 10 muaj nga paraqitja fillestare e emrit te tij.

Vete zoti Laukaj, per te cilin anetaret e Komisionit te Jashtem vleresuan se ishte nje nga njohesit me te mire te ceshtjes se Kosoves, renditi si prioritet te tij zbatimin e disa marreveshjeve qe Shqiperia ka me Kosoven.

Ambasadori Laukaj arsyetoi se per shkak te paqartesive te statusit, disa prej marreveshjeve kishin mbetur akoma ne leter, vecanerisht ato tregtare.

Nderkohe perfaqesuesit e opozites ne Komision terhoqen vemendjen se mungesa e ambasadoreve shqiptare ne kancelari te rendesishme perendimore, si ne Madrid, Berlin dhe New York demtojne ceshtjen e Kosoves, ne nje kohe kur diplomacia serbe eshte shume aktive.

Top Channel