Hyn ne fuqi ligji i dosjeve

14/01/2009 17:20

Ligji per pastertine e figures se zyrtareve te larte, pra ligji i lustracionit, ka hyre ne fuqi. Por ky ligj, ndryshe nga te tjeret, nuk mban firmen e kreut te shtetit.

Presidenti i Republikes kishte afat per t’u shprehur deri ne oren 16 te dates 14 janar, e merkure. Por ai shfrytezoi te drejten qe i jep Kushtetuta per te mos u shprehur, duke zgjedhur keshtu nje rruge te mesme, qe mundeson hyrjen ne fuqi te ligjit, por qe ne asnje menyre nuk mbyll debatin per nje nga ligjet me te debatueshme ne frontin e brendshem por edhe nderkombetar.

Ditet e fundit presidenti u gjend nen nje presion te madh nga mazhoranca per ta dekretuar kete ligj, qe sipas hartuesve te tij do ta shkepuse perfundimisht Shqiperine nga e shkuara e vet komuniste.

Por kundershtaret e ligjit, qe ishin bere gjithmone e me te shumte dhe vinin si nga komuniteti i juristeve vendas edhe nga ata nderkombetare, pa folur per rekomandimet e drejteperdrejta te Shteteve te Bashkuara, Britanise se Madhe apo OSBE-se per ta rishikuar ligjin, shikonin te ky ligj shkelje te hapura te Kushtetutes se vendit.

Ligji parashikon ngritjen e nje komiteti shqyrtues, i ashtquajturi Autoritet prej 5 vetesh qe do te shqyrtojne dhe do te kene fuqine per te hequr zyrtaret e larte qe do te rezultojne te implikuar, edhe pse kjo mund te sjelle nderprerje te mandatit te ligjshem.

Versioni qe hyri ne fuqi i ligjit aktual te lustracionit, zgjeron gamen e juristeve, prokuroreve dhe gjyqtare, kryesisht te perfshire ne procese gjyqesore delikate te cilet preken direkt.

Sepse ne ligj eshte hequr termi “gjyqe speciale”, duke futur ne fokus te lustrimit gjyqtare dhe prokurore qe kane marre pjese ne gjyqe te zakonshme, qe zhvilloheshin ne gjykatat e rrethit dhe ata te larte.

Kryeministri Berisha ne fakt ka dale hapur kunder disa prokuroreve, te cilet ne fakt jane pikerisht ata qe po hetojne dosje te ndjeshme, si ajo e Gerdecit, Fazllic apo Durres-Kukes.

Top Channel