Var veten ne burg vrasesi i kambistit pogradecar

13/01/2009 08:25

Bashkim Mucka, i arrestuar ne fillim te muajit tetor 2008 per vrasjen ne Pogradec te kambistit Beqir Basha, i ka dhene fund jetes ne qeline ku mbahej i izoluar.

Ngjarja ka ndodhur ne burgun e sigurise se larte ne Drenove te Korces. Burimet e policise bejne te ditur se 56-vjecari, eshte gjetur i vdekur ne qeline e tij, i shtrenguar ne fyt nga nje carcaf, te cilin e kishte lidhur ne dritare.

Ai ndodhej ne burg prej tetorit 2008, ne pritje te daljes para togave te zeza per t’u gjykuar per rastin e vrasjes se kambistit Beqir Basha. Ai u arrestua pasi kishte masakruar ne banesen e tij kambistin.

Ne ate kohe Muçka pretendoi se ishte i dehur dhe
krimin e kishte kryer nen ndikimin e alkoolit. Nderkohe, mesohet se Muçka kishte nje jave qe nuk e pranonte ushqimin e burgut, por nuk jepen ende arsyet e ketij veprimi.

 

Top Channel