Shqiperia, vend pjeserisht i lire

13/01/2009 16:55

Organizata Freedom House publikoi raportin vjetor per te drejtat politike dhe lirite civile neper bote. (UPDATE).

Ne raportin e ketij viti Shqiperia klasifikohet si vend pjeserisht i lire, ndersa Kosova si vend jo i lire. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, analisti Tejlor Rojlenc i cili ka ndjekur zhvillimet ne Shqiperi thote se gjendja e lirive ne vend nuk ndryshoi shume ne 2008 dhe ne raport me vendet e tjera te rajonit eshte e dobet.

Veçanerisht disa projekt-ligje te miratuara nga fundi i vitit, thote ai, do te ndikojne negativisht ne pershkrimin e gjendjes ne Shqiperi edhe ne raportin e organizates Feedom House per vitin 2009.

“Nje nga keto eshte ligji i ri zgjedhor qe do te zbatohet kete vit per here te pare. Nje tjeter ishte ligji i pastertise se figurave dhe i treti, ligji per Prokurorine e Pergjithshme, i cili parashikon shtimin e kompetencave per Ministrine e Drejtesise per te kontrolluar dhe shqyrtuar veprimtarine e Prokurorit te Pergjithshem”.

Zoti Rojlenc thote se rezultatet me te dobeta ne pike, Shqiperia i ka ne fushat e korrupsionit, te transparences dhe te funksionimit te shtetit ligjor, qe perfshin edhe pavaresine e gjyqesorit dhe zbatimin e ligjit. Edhe ne fushen e lirise se medias, thote zoti Rojlenc, gjendja le shume per te deshiruar.

“Rezultati eshte gjithashtu relativisht i ulet per sa i perket lirise se shtypit. Kjo ka te beje me perzjerjen e interesave te fuqishme te biznesit, te politikes dhe te medias, qe pengojne zhvillimin progresiv te mjeteve te pavarura te informimit”.

Ne kete kontekst, Tejler Rojlenc permend kercenimet dhe sulmet ndaj medias si dhe denigrimin qe i behet medias nga politika.

“Shpesh Kryeministri e denigron median dhe e akuzon ate per lidhje me krimin e organizuar, pa i mbeshtetur keto akuza ne te dhena faktike. Pra ekziston nje atmosfere e pergjithshme armiqesore ndaj kritikave te medias”- tha Rojlenc.    

Viti 2008, thote zoti Rojlenc ishte i mbushur me nje sere zhvillimesh negative ne Shiqiperi, duke filluar ne muajin mars me shperthimin ne nje objekt per çmontimin e municionit ne Gerdec, ku gjeten vdekjen 26 vete, incident qe u be shkak per zhvendosjen e mijera banoreve te zones nga shtepite e tyre.

Po ne ate muaj, thote ai, doli se Shqiperia ishte pike tranziti per dergimin e municioneve kineze ne Afganistan nepermjet nje kontraktuesi amerikan. Nje nga deshmitaret kryesore ne kete skandal me vone gjeti vdekjen ne aksident automobilistik.  Megjithese hetimet nuk rezultuan ne krim kunder jetes se deshmitarit, rasti ka ngritur shume pikpyetje per shtetin ligjor ne Shqiperi, thote Tejler Rojlenc. Me afrimin e zgjedhjeve thote analisti i organizates Freedom House, gjendja e lirive kryesore ne Shqiperi ka shume mundesi te perkeqesohet.  

Raporti me titull “Freedom in the World 2009”, analizon gjendjen e te gjitha 193 vendeve dhe 16 teritoreve strategjike ne bote dhe i klasifikon ato ne tri kategori, te lira, pjeserisht te lira dhe jo te lira, bazuar ne qendrimin e tyre ndaj lirive themelore.

Top Channel