“Remzi Hoxha”, Shehu: Me informuan me vonese

13/01/2009 15:15

Seanca me e gjate e pyetjeve ne te gjithe procesin gjyqesor te rrembimit te biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha i eshte kushtuar ish-kreut te Policise se Shtetit, ish- gjeneralit Agim Shehu.

Shehu ka mohuar cdo fakt qe e lidhte ate me dijenine e kesaj ngjarjeje, nderkohe qe ka shpjeguar se vetem me vone kur presidenca dhe parlamenti i kishte kerkuar atij informacion ishte njohur me ceshtjen.

Agim Shehu gjate gjithe rrefimit te tij, u kujdes qe te mos e perdorte termin “i rrembyer” dhe ne te njejten kohe as emrin e biznesmenit Hoxha.

Gjenerali, i rikthyer ne detyre ne Drejtorine e Tatimeve, nuk pranoi faktin se targa e automjetit qe rrembeu Remzi Hoxhen, i perkiste SHIK-ut, duke deklaruar se verifikimet e tij kishin nxjerre perfundimin se, targa nuk ekzistonte. Por prokuroria dispononte nje tjeter dokument ku vartesit e tij kishin lajmeruar ne prokurori se ajo i perkiste SHIK-ut.

Pas nje batute ndaj trupit gjykues, Agim Shehu ja ka lene vendin ish-shefit te Sherbimit Sekret pas Gazidedes, Arben Karkinit, i cili vetem ne pak pyetje mohoi se mund te kishte ndonje dijeni per kete ceshtje. Karkini qe drejtoi Sherbimin Sekret Shqiptar per kater muaj ne 97-en, tha se ai nuk kishte lexuar ne sherbim asnje dokument te vertetonte shoqerimin  e Remzi Hoxhes, dokument per te cilin prokuroria dyshon se eshte zhdukur.

Top Channel