Raporti per liberalizimin e vizave, neser ne BE

13/01/2009 08:00

Qeveria do te dorezoje neser ne Bruksel raportin per liberalizimin e vizave.

Nisja e procesit per ndarjen e kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike i ka dhene kabinetit “Berisha” sigurine per te dorezuar kerkesen per levizjen e lire te shqiptareve ne vendet e Bashkimit Evropian.

Dita e merkure do te jete dita e sfides se pare per vitin 2009 e Shqiperise perballe Bashkimit Evropian. Komiteti Nderministror i Integrimit ka miratuar raportin mbi permbushjen e detyrimeve per arritjen e liberalizimit te vizave me Bashkimin Evropian, si kusht per levizjen e lire te qytetareve shqiptare.

Kryeministri Berisha theksoi se ky proces po ecen ne
kursin e tij shume te mire, pas vizites qe beri ne Tirane zevendespresidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, si dhe marrjes se pyetesorit nga ana e ministrit te Puneve te Jashtme te dorezuar nga drejtori i pergjithshem
ne Komisionin Evropian, shqyrtimit te te gjithe problematikes dhe detyrimeve qe rrjedhin
nga ky pyetesor, nga te gjitha institucionet
e vendit. “Pergjigjet per kete pyetesor kane pasur nje
impakt qartesisht pozitiv”, u shpreh kryeministri.

 

Top Channel