Leternjoftimet, mungojne serish kuponat e pageses

13/01/2009 10:25

E njejta situate problematike si dje paraqitet kete mengjes ne filialet e postes se Tiranes, ku vazhdon aplikimi per kartat e identitetit.

Kuponat e pageses per aplikimin mungojne edhe sot dhe ndonese ishte premtuar pajisja me te tjera kupona, nuk kane mberritur furnizimet.

Dje kryeministri Berisha vizitoi nje zyre aplikimi, nga ku premoi nje proces normal te aplikimeve per leternjoftimet e reja.

Mungesa e kuponave ka shkaktuar pakenaqesi tek qytetaret, te cilet i jane pergjigjur apelit te qeverise per te aplikuar me shpejtesi, por kane ngecur qe ne hapin e pare te procesit te aplikimit.

Top Channel