Korce, vazhdojne kerkimet per vrasesin

13/01/2009 02:10

Nje person eshte vrare me arme zjarri dhe nje tjeter eshte plagosur ne fshatin Podgorje te Korces. Lulezim Laze, 40 vjec, eshte qelluar me plumba kallashnikovi nga Reshit Adri, qe me pas eshte larguar nga vendngjarja per t’i shpetuar kapjes prej policise.

Nga zjarri eshte plagosur edhe shtetasja Shpresa Rusi, 34 vjec, me profesion infermiere. Autori i krimit eshte fshehur me pas ne nje zone te larte prane fshatit dhe ne pamundesi per t’i shpetuar policise eshte fshehur duke qelluar me arme edhe ndaj forcave te rendit qe e kane rrethuar.

Ne zone kane mberritur edhe forcat speciale te RENEA-s, qe i kane bere thirrje te dorezohet. Sipas korrespondentes tone qe ka ndjekur ngjarjen, autori i krimit ka qene tre here prane dorezimit, por me pas ka vijuar rezistencen.

Gjate nates se vone ai ka mundur te largohet serish dhe eshte fshehur ne malin e gjere, ndersa RENEA-t dhe policia kane krehur te gjithe zonen ne perpjekje per ta gjetur.

Erresira dhe terreni i thyer e kane bere te veshtire kerkimin dhe gjetjen e autorit te krimit.

Top Channel