Ekonomia kineze ne renie

13/01/2009 23:15

Raportit i fundit i Forumit Ekonomik Boteror paralajmeron se renia e madhe e ekonomise kineze do te krijoje tension te brendshem social dhe te sjelle stres ne sistemin financiar global.

FEB-i paralajmeron riskun e nje deficiti te larte, ndersa qeverite mundohen te dalin nga recensioni. Sipas raportit, ekziston rrisku qe rritja ekonomike kineze te bjere ne me pak se 6% kete vit.

Shifer kjo shume me e ulet se 7,5%. Ekonomia kineze arriti ne 11,9% ne 2007-en, nderkohe qe per 2008-en pritet qe shifra te jete sa gjysma e vitit me pare.

Edhe pse kjo eshte me mire se situata e recensionit ne te cilen gjendet Anglia dhe Shtetet e Bashkuara, do te jete periudha me e dobet e rritjes ekonomike kineze qe nga viti 1990.

Ne raport thuhet se tregjet e bursave rane me thuajse 50% vitin qe shkoi dhe paralajmeron se kjo renie do te vazhdoje me tej.

Raporti gjithashtu nenvizon se edhe pse ekzistonte risku afatshkurter i deflacionit, inflacioni perbente nje risk me te madh afatgjate, ndersa ekonomite mundohen te stimulojne ekonomine e tyre.

Top Channel