PS-qeveri, replika per shifrat e krimit

12/01/2009 21:25

Partia Socialiste e ka pare gjendjen e sigurise ne vend pa u evidentuar ne nje krim te vecante. Ne nje deklarate per shtyp, juristi Ylli Manjani ka akuzuar qeverine se po legalizon krimin dhe ka nenvizuar se shifrat e krimit ne vend jane ne rritje.

“Pa pike turpi e pergjegjesie, shteti i sotem, ne vend qe te gjeje autoret e krimeve makabre ne rruget dhe shtepite tona, justifikohet me thenie klasike si lufte klanesh, apo hakmarrje, a thua se keto krime jane te ligjshme sipas qeverise. Gjithashtu, sulmet ndaj bizneseve jane shtuar”, ka deklaruar juristi Ylli Manjani.

Fill pas deklaratave politike te PS, zedhenesi i Ministrise se Brendshme reagoi duke deklaruar se me ardhjen ne pushtet te qeverise se PD jane goditur grupet kriminale dhe jane zbardhur krimet.

“Me ardhjen e kesaj qeverie ne pushtet u asgjesuan 300 grupe kriminale dhe u arrestuan 1 mije eksponente te krimit. Gjithashtu, jane zbuluar edhe 900 krime te vjetra, qe ishin lene ne harrese nga qeverite e meparshme”, ka deklaruar zedhenesi.

Top Channel