Peticioni: Lironi Feridene!

12/01/2009 20:30

Dhjetra te rinj te shkollave te mesme te Tiranes jane shperndare te henen rrugeve te kryeqytetit per te mbledhur firmat e qytetareve, per t’i kerkuar presidentit Topi lirimin e te moshuares Feride Bako, e cila vuan denimin ne burgun e grave ne Tirane  per kultivim hashashi, ne nje moshe te thyer.

Si rralle here, kete radhe qytetaret nuk jane treguar aspak indiferente. “Jo nje firme, por 100 jap per nene Feridene, pasi eshte gjynah per ata femije qe nuk kane askend”, shprehet nje grua qe firmosi peticionin.

“Une jam dakord per nje arsye, sepse drogen po e kultivojne te rinjte dhe e pesojne te vjetrit”, thote nje firmetar tjeter.

Te vendosur ne disa pika te kryeqytetit, te rinjte u kane spieguar qytetareve mbi historine e nene Feridese, ndonese shume prej tyre e kishin mesuar nga edicioni informativ ne Top Channel historine e dhimbshme te saj.

“Duam te sensibilizojme gjithe qytetaret per te liruar nje plake qe ka zemren e coptuar dhe ka dy niper qe duan nje ngrohtesi familjare”, deklaron perfaqesuesi i rrjetit rinor te bashkise se Tiranes, Ermal Brahimllari.

Nisma e te rinjve erdhi menjehere pas letres qe kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama, i dergoi presidentit Topi per te mundesuar lirimin e Feride Bakos, per shkak te historise se saj tragjike familjare dhe dy nipave te saj jetime.

 

Top Channel