Perplasja, Spahiu: Zgjidhja ne Kushtetuese

12/01/2009 15:55

Kreshnik Spahiu ka deklaruar se ne betejen ligjore me Gjykaten e Larte ka fituar dy here Keshilli i Larte i Drejtesise.

Numri dy i KLD-se eshte referuar ne lidhje me shkarkimin e tre gjyqtareve qe liruan Delijorgjin dhe qe Kasacioni u jep te drejten atyre per t’u rikthyer ne detyre.

Por rastet ne Gjykaten Kushtetuese per nje ceshtje te tille, kur Gjykata e Larte i rikthen ata ne detyre dhe KLD i shkarkon jane vendosur ne favor te KLD-se.

“Vendimi kolegjial i KLD-se eshte i drejte dhe vendimi i Gjykates se Larte, nuk do ta cenoje, pasi kjo mosmarreveshje do te transferohet ne Kushtetuese. Kjo gjykate ka interpretuar dy here ceshtje te ngjashme dhe te dy rastet kane qene ne favor te KLD-se”, u shpreh Spahiu.

Numri dy i KLD-se ka qene ne Gjykaten e Tiranes per te zgjidhur nje prej ceshtjeve me shqetesuese te momentit ne gjyqesor ate te emerimit te magjistrateve. Nderkohe qe tete prej tyre kane filluar nga puna. Emerimi i pjeses tjeter te tyre eshte kerkuar edhe nga kreu i shkolles se Magjistratures Arben Ristani.

Top Channel