Kartat, Berisha: Ulje e tarifave per disa kategori

12/01/2009 19:35

Menjehere pas vizites ne nje stacion aplikimi ne Tirane, kryeministri Sali Berisha ka mbledhur komitetin nderministror per liberalizimin e vizave.

Zoti Berisha njoftoi se shume shpejt qeveria do te nxjerre nje vendim qarkullues per te zbatuar tarifa te reja per disa kategori.

“Studentet duhet ta marrin me cmim te pergjysmuar, po ashtu edhe familjet ne veshtiresi ekonomike”, ka deklaruar Berisha.

Nuk eshte bere e qarte nese keto kategori do te paguajne me tarifat e reja apo do te rimbursohen me vone, por ajo qe qartesoi kryeministri ishte se nuk do te kete shperndarje falas.

“Nuk mund dhe nuk duhet te shperndahen falas sepse eshte menyra me e mire per abuzivitet”, ka sqaruar Berisha.

Duke theksuar se pajisja e shtetasve me leternjoftimet biometrike eshte kusht thelbesor per heqjen e vizave me Bashkimin Europian, kryeministri Berisha njoftoi edhe miratimin e nje raporti, nepermjet te cilit qeveria shqiptare do te informoje me 14 janar Komisionin Europian per hapat qe jane ndermarre per plotesimin e kushteve per liberalizimin e vizave.

 

Top Channel