“Fazllic”, Prokuroria apelon vendimin

12/01/2009 14:50

Prokuroria e Tiranes i eshte drejtuar Gjykates se Apelit, per te kundershtuar vendimin e Gjykates se Tiranes, e cila shfuqizoi vendimin e sekuestrove ndaj pronave te biznesmenit boshnjak, Damir Fazllic.

Ankimimi eshte dorezuar ne Gjykaten e Apelit, gjate javes se kaluar. Prokuroret e ceshtjes e kane cilesuar vendimin e gjyqtarit Artan Brozi te marre ne 31 dhjetor 2008 si te paargumentuar dhe qe ka cenuar edhe ceshtjen ne themel, pasi ne vendim gjyqtari eshte shprehur qe edhe hetimi ndaj Fazllic eshte i paligjshem.

Sakaq paralelisht me betejen per pronat, prokuroria pa vazhdon hetimet ndaj biznesmenit boshnjak per akuzen e pastrimit te parave. Aktualisht grupi i hetimit eshte ne pritje te pergjigjeve te leter-porosive te derguara autoritete qipriote, boshnjake dhe britanike, mbi aktivitete e Damir Fazllic ne keto vende.

Top Channel