
Lideret afrikane te mbledhur ne Etiopi kane deshtuar ne arritjen e nje konsensusi per propozimin e hedhur nga lideri libian Muammar Gaddafi per krijimin e Shteteve te Bashkuara te Afrikes.
Koloneli Gaddafi shfrytezoi fjalimin e tij te pare si president i Unionit Afrikan per te paraqitur projektin e tij. Ai tha se integrimi mes shteteve afrikane duhet te nise menjehere.
Por nuk kane qene ne nje mendje shume pjesemarres, sipas te cileve nje gje e tille nuk eshte praktike. Shume lidere mendojne se propozimi do te shtoje burokracine, per te cilen kontinenti nuk ka nevoje.
Ata megjithate arriten konsensus per ndryshimin e emrit te unionit ne “autoritet”. Gjithesesi, do te studiohet propozimi dhe do te kete nje tjeter takim.
Top Channel