Australi, prodhohet molla qe reziston 4 muaj

11/11/1009 09:35

Shkenca fut hundet edhe ne punet e natyres. Kete e kane bere disa shkencetare australiane te “Queensland Primary Industries and Fisheries”, te cilet thone se kane arritur te krijojne nje molle e cila arrin te rezistoje pa u kalbur per disa muaj rresht, madje arrin te jete gjithmone e fresket.

Pas rreth 20 vitesh studime, ata e kane quajtur mollen ekzemplare RS 103-130. Ajo i reziston paraziteve te quajtur Venturia inaequalis qe prekin frutat ne pergjithesi. Ata pohojne se nese molla mbahet ne frigorifer mund te rezistoje deri ne 4 muaj.

Tani qe gjithcka eshte finalizuar, qeveria ne Queensland ka nisur punen per te gjetur nje partner tregtar dhe shpreson qe te nise shitjen ne mase gjate vitit te ardhshem.

“Ky varietet eshte vertet i embel”, thote ministri i Bujqesise, Tim Mulherin. E vecanta e kesaj molle eshte se ajo nuk ka asnje modifikim gjenetik por eshte prodhuar ne menyre tradicionale duke perzgjedhur nje gen te varitetit aziatik “malus floribunda”. “Nese kjo molle e mban vertete fjalen per rezistencen e saj, atehere ky eshte nje hap perpara per te gjithe kultivuesit ne bote”, pohon studiuesi Dez Barbara.

Top Channel