Brazil, “boom” emigrantësh nga SHBA e Europa

08/12/0201 19:05

Në kohën kur pjesa më e madhe e botës po vuan pasojat e njërës prej krizave më të mëdha ekonomike që kanë goditur njerëzimin në historinë modern, ka një vend ku ekonomia po lulëzon.

Me një rritje të prodhimit të brendshëm bruto prej 7.5 përqind në vit, rritje që e ka spostuar Brazilin në ekonominë e shtatë në botë, vendi amerikano-latin po përjeton ndoshta periudhën më të lulëzuar të historisë së tij.

Kjo dëshmohet edhe nga rritja e personave që lënë Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Europës për të emigruar në Brazil. Fenomeni ishtë vënë re edhe para krizës ekonomike botërore, por pas kësaj ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Vetëm këtë vit ka patur një rritje me 52 përqind ky numër.

Nga sondazhet e kryera në Brazil, emigrantët europianë dhe amerikanë shprehen mjaft të kënaqur me mundësitë e punësimit dhe pagat që u ofrohen nga punëdhënësit në Brazil.

Top Channel