Pirja e birrës ka përfunduar tani, për një tjetër vit, ndërsa edicioni i 18 i “Oktoberfest”-it u mbyll të martën. Organizatorët dhe autoritetet e rendit kanë veçuar ndërkohë sigurinë gjatë ditëve të festës.

“Ishte një Oktoberfest shumë i këndshëm. Ne kishim 6.2 milionë vizitorë, një numër dukshëm më i lartë. Nuk është një Oktoberfest për rekord, por ishte një Oktoberfest i sigurtë, për familje, miq dhe njerëz të zakonshëm”, tha Sepp Schmied, organizator i “Oktoberfest”.

Rreth 6.2 milionë vizitorë morën pjesë në festë, një rritje kjo krahasuar me 5.6 milionë vizitorët e vitit 2016. Rënia e vitit të shkuar, mesa duket ka qenë rezultat i shqetësimeve të sigurisë, pas një serie sulmesh në Gjermani verën e shkuar.

Masa shtesë sigurie u morën vitin e shkuar, përfshirë pika kontrolli, një rrethim dhe kontrolle të çantave, për të parën herë në historinë e festivalit. Masa të tilla u panë edhe këtë vit, plus mbikëqyrjen me anë të videove.

Sipas organizatorëve, rreth 7.5 milionë kriko birre janë shitur dhe 127 lopë dhe 59 viça janë gllabëruar nga vizitorët e uritur dhe të etur.

Top Channel