Për t’u veshur bukur, nuk ka nevojë të vriten kafshë. Stilisti i njohur britanik, Julien Macdonald është penduar për përdorimin e madh që i bënte gëzofit në të shkuarën, e në koleksionin e tij të ri “Pranverë-Verë 2018” të prezantuar në Londër ishte përqëndruar më shumë te dantella.

Spektakli erdhi me një surprizë: praninë e modeles së famshme braziliane, Alessandra Ambrosio.

Veshjet e tij përshkoheshin nga ideja e një universi paralel. Një pjesë e mirë e fustaneve ishin minimaliste, të mbushura me shkëlqim e ngjyra të kuqe, kobalt dhe jeshile e thellë.

Frymëzimi buronte nga pyjet e Amazonës, e imazhi i gjethnajës ishte përdorur me bollëk. Kur vjen fjala te kafshët, stilisti e ka bërë tashmë të qartë pozicionin e tij.

“Ka qenë gabim nga ana ime. Isha shumë i ri atëherë, më vjen shumë keq dhe kërkoj ndjesë”, tha Julien Macdonald, stilist.

Ish-kryestilisti i “Givenchy” nuk la pa shpotitur trendin e ri në rritje “E shoh, e blej”, duke e cilësuar një “gallatë të modës”, sepse – sipas tij, – ajo që ndodh është që “ti sheh, ti kërkon ta blesh tani dhe të thonë: na vjen keq, por nuk ka gjendje”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel