Mustafa: Qeveria jonë, hapa historike drejt BE-së

19/07/2017 00:00

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa deklaron se pavarësisht pengesave që ka patur gjatë qeverisjes, kabineti i drejtuar prej tij ja arriti që të afrojë vendin më shumë me Bashkimin Europian.

Ai thotë se integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO është vizion dhe përcaktim popullor i qytetarëve të Kosovës dhe përmes një shkrimi në Facebook përmend disa arritje të qeverisë së drejtuar prej tij.

“Qeveria jonë, me gjithë sabotimet e shumëanshme, ka bërë hapa historike në proceset eurointegruese duke nënshkruar dhe filluar së zbatuari MSA-në, duke përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave, duke vendosur raporte partneriteti me autoritetet europiane dhe me shtetet kryesore të BE-së, si dhe duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në iniciativat europiane, ku kemi përfituar projekte konkrete e kemi parandaluar nisma të dëmshme për vendin”, shkruan Mustafa.

Top Channel