United nis përgatitjet në SHBA

10/07/2017 00:00

Manchester United ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ku do të zhvillojë një turne veror në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2017-2018.

“Djajtë e kuq” të drejtuar nga Jose Mourinho zbritën në Los Angeles, për të nisur përgatitjet. Skuadrës shumë shpejt pritet që t’i bashkohet edhe blerja më e re e saj, Romelu Lukaku, që do të udhëtojë drejt Amerikës pasi të ketë mbyllur të gjitha procedurat e transferimit të tij në “Old Trafford”.

Ndeshja e parë që do të luajë Manchester United do të jetë ajo me Los Angeles Galaxy, më 15 korrik, për t’u përballur më pas me Real Salt Lake në Utah, më 17 korrik.

Manchester United do të vazhdojë turin amerikan me derbin ndaj “Citizens” më 20 korrik, sfidë kjo e vlefshme për “International Champions Cup”. Më 23 korrik, “djajtë e kuq” do të udhëtojnë drejt San Franciscos për sfidën me kampionët e Europës, Real Madrid, e pas 3 ditësh ata do të përballen me një tjetër skuadër spanjolle, Barcelonën, në Maryland.

Top Channel