Hajduti thërret policinë: Kam ngelur jashtë!

09/06/2017 00:00

Përpjekja e një hajduti për të hyrë dhe vjedhur në një banesë ishte drejt dështimit, por ai nuk u dorëzua dhe njoftoi policinë për t’i “dhënë një dorë”.

Jason Burns, 29 vjeç, doli para gjykatës me akuzën e hyrjes me dhunë dhe grabitjes në një apartament në South Wales, në Britaninë e Madhe.

I riu tha në gjykatë se ishte i dehur dhe nuk kishte si qëllim të grabiste. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte pohimi i tij se në hyrjen me forcë të tij në banesë e ndihmoi policia.

Ai tha se i telefonoi policisë duke u deklaruar se apartamenti ishte i një shokut të tij dhe ai nuk kishte çelësin e kishte ngelur jashtë.

29-vjeçari thotë në dëshminë e tij se patrulla policore e ndihmoi që të hapte derën dhe u largua.

Vetë policia e mohoi këtë deklaratë të të riut, që u arrestua pak orë pas daljes nga shtëpia me një pasaportë që nuk e kishte të veten dhe një shumë parashë të grabitura nga banesa ku thotë se hyri me ndihmën e policisë.

Top Channel