63-vjeçari vret me pistoletë pitonin

09/06/2017 00:00

Një 10-vjeçar pa pitonin rreth 4 metra të gjatë teksa ishte duke mbytur një kec të fermës së gjyshit të tij. Ai vrapoi i tmerruar dhe menjëherë e njoftoi atë.

63-vjeçari Scott Dame, nga Florida e Shteteve të Bashkuara,  nuk humbi kohë, por u nis menjëherë drejt vendit të ngjarjes me një pistoletë në dorë.

Ai qëlloi pa ngurruar në drejtim të zvarranikut. Goditja e parë e shkëputi nga keci, por u deshën edhe disa shkrepje të tjera që pitoni të ngordhte komplet. Megjithatë, për kecin e gjorë ishte shumë vonë. Në momentin që mbërriti 63-vjeçari ai kishte ngordhur nga shtrëngimi i gjaprit monstruoz.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel