Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kreu i KE-së Jean Claude Juncker i dërguan të enjten Kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, një letër përgëzimi për emërimin e tij dhe krijimin e qeverisë së re.

“Formimi i qeverisë së re ofron mundësinë për të tejkaluar ngërçin politik që për një kohë të gjatë e ka lënë vendin prapa. Periudha në vazhdim i jep mundësinë qeverisë së re të punojë në mënyrë të përkushtuar përmes një dialogu konstruktiv me opozitën, lidhur me qëllimin e përbashkët për integrimin në BE”, thuhet në letër.

Më tej, dy liderët e BE-së theksojnë se përkushtimi i autoriteteve maqedonase për implementimin e plotë të marrëveshjes së Perzhinës dhe i reformave urgjente do të jenë vendimtare për suksesin e vendit në këtë aspekt. Në letër, Juncker dhe Tusk rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për ta mbështetur vendin në realizimin e reformave dhe projekteve të orientuara nga Bashkimi Europian. 

Top Channel