Irina, në publik me vajzën 3-muajshe

02/06/2017 00:00

Irina Shayk dhe Bradley Cooper në muajin mars u bënë prindër të vajzës së tyre, Lea de Seine.

Pasi ishte e pranishme në Festivalin e Filmit të Kanës, modeles duket se i ka munguar vogëlushja e saj.

31-vjeçarja është parë për herë të parë me vajzën 3-muajshe në Los Angeles, e shoqëruar me një mikeshë te saj, ndërsa Bradley nga ana tjetër është në xhirimet e filmit të tij më të ri, “A Star Is Born”.

Irina është parë e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë të shkurtër, duke treguar trupin e saj të tonifikuar, edhe pse kanë kaluar pak muaj që nga lindja e vajzës së saj.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel