Rihanna rrëmbeu spektaklin të enjten gjatë Game 1 të finaleve të NBA në Kaliforni.

Këngëtarja 29-vjeçare ka bërë një hyrje të bujshme në Oracle Arena, duke ndërprerë yllin e Golden State Warriors, Kevin Durant.

Rihanna dhe asistentja e saj personale Jennifer Rosales zunë vendet e tyre kur kishin mbetur dhe tre minuta nga pjesa e parë.

Ajo hyri kur rezultati ishte 24-24 pasi lojtari i saj i preferuar LeBron James bëri një sulm të furishëm ndaj lojtarit të Warriors, Ja Vale McGee.

Madje dhe komentuesi i ABC po fliste mbi këtë përballje, por komentatori tjetër, Jeff Van Gundy po thoshte se ishte i shpërqëndruar.

Top Channel