Gjosha: Punësimi i grave prioritet i LSI-së, shans për familjen

26/05/2017 00:00

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së për Tiranën, zhvilloi një takim me gra dhe vajza të punësuara në biznesin fason në Njësinë administrative nr. 1 në Tiranë.

Gjosha theksoi gjatë takimit se mbështetja për gratë dhe vajzat mbetet prioritet për LSI-në. “Biznesi fason për LSI-në ka qenë gjithmonë një prioritet. Kemi qenë gjithmonë n? mbështetje të biznesit fason, e para sepse punësohen shumë gra, e dyta sepse kur punëson një grua ti normalisht i ke dh?n? shans t? gjithë familjes”, – tha Gjosha.

Gjithashtu, Gjosha u shpreh se LSI ka insistuar që të paktën këtyre bizneseve të mos i vihej taksa progresive e cila do t’i dëmtonte ato. “K?t? kemi b?r? dhe vazhdojmë ta kemi sërish n? programin tonë për t’i dh?n? një mbështetje biznesit fason”,tha Gjosha.

Kandidatja për deputet e LSI-së në qarkun e Tiranës, Gjosha bëri me dije edhe një pikë tjetër të programit të LSI,që lidhet me promovimin e produkteve “Made in Albania”.

“Besoj që edhe kompania juaj, ky biznes e promovon k?t?, duket te puna juaj te cilësia. Gjithçka ?sht? një promovim i jasht?zakonsh?m që b?het n? vendet e tjera dhe sidomos me Italinë që ?sht? vendi fqinj, ku nga k?to produkte kaq cilësore të prodhuara nga duart tuaja sa vjen dhe vazhdon dhe shtohet puna, dhe shtohet kërkesa e palës italiane po pse jo dhe e bizneseve të tjera n? vendet e tjera për të ardhur dhe për të hapur bizneset e tyre këtu n? Shqipëri”, – tha Gjosha.

Kryesuesja e listës për Tiranën, theksoi gjithashtu se arsimit profesional do t’i jepet prioritet në mënyrë që gratë dhe vajzat që punësohen të mos kenë periudhën e provës që është kosto për biznesin,por të certifikohen më parë me kurse profesionale.

“Biznesi k?t? e ka një problem të madh sepse i duhet shumë kohë që ti marrë ti trajnojë vajzat dhe gratë një herë dhe më pas të b?jn? dhe periudhën e provës dhe të punësohen ato që realisht kanë b?r? një pun? të mirë apo që dinë ta b?jn? k?t? pun? sa më mirë sepse produktet duhen të jenë sa më cilësore”, – tha Gjosha.

Gjithashtu, Gjosha nënvizoi se pjesa e arsimimit profesional do të jetë parësore për t’i dh?n? mundësi të gjithë atyre grave dhe vajzave që duan të bëhen pjesë e biznesit fason dhe sidomos të rrobaqep?sis? për të kryer k?t? arsimim profesional dhe të pajisen me certifikata që të njihen.

Top Channel