A janë bashkë Katie Holmes dhe Jamie Foxx?

25/05/2017 00:00

Më herët Jamie Foxx e ka mohuar të ketë një lidhje me Katie Holmes pas më shumë se katër vjet thashethemesh për romancën e tyre.

Por ndoshta aktori fitues i çmimit Oscar do e ketë të vështirë të argumentojë këto foto të reja që tregojnë çiftin që largohen nga i njëjti hotel me të njëjtin avion privat nga Parisi këtë muaj.

Çifti i përfolur është larguar nga Park Hyatt Vendome Hotel, kanë marrë një pakinë private dhe janë larguar për në aeroportin Le Bourget.

Fotot janë bërë mbrëmjen e 11 majit pasi të dy kishin kaluar katër ditë së bashku në Paris.

Foxx ishte në kryeqytetin francez për të xhiruar filmin e tij të fundit, dhe Holmes është takuar me të në Park Hyatt.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel