“Qyteti” i nëndheshëm nazist

18/05/2017 00:00

Një set i pabesueshëm fotosh sjellin pamje nga një “qytet” i ndërtuar nën Hagë, ku qëndronin mbi 3300 ushtarë nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërtesa e nëndheshme u ndërtua më 1942 pranë një fshati peshkatarësh të quajtur Scheveningen ku afro 135 mijë banorë u detyruan të braktisin shtëpitë, pasi nazistët e deklaruan atë një zonë të limituar.

Bunkeri, i cili u ndërtua nga holandezët nën diktatin e nazistëve gjermanë, përfshinte tunele, zona të banueshme, bodrume, madje edhe sauna.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel