Tenton vetëvrasjen, polici i shpëton jetën adoleshentes

12/05/2017 00:00

Një adoleshente ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur para një treni që po vinte me shpejtësi të madhe.

Por për fat ajo është ndaluar nga një efektiv policie që ishte pranë saj në momentin e fundit.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së stacionit të trenit, ku dallohet edhe ndërhyrja në kohë rekord nga efektivi.

Top Channel