Putin luan hokey, komenton dhe shkarkimin e Comey

11/05/2017 00:00

Vladimir Putin tha se qeveria ruse nuk ka të bëjë me shkarkimin e drejtorit të FBI James Comey, në të parat komente t tij publike, dhe këtë e vulosi me gjashtë gola në një ndeshje hokei për ligën e natës së hokejt, të mërkurën në pistën e akullit Bolshoi në Sochi.

Presidenti rus arriti në fund të ndeshjes me 11 pikë, për gjashtë gola dhe pesë asist në ekipin e tij, në të cilin bënin pjesë ish kampionë olimpikë dhe botërorë. Putin ishte shumë më produktiv në akull se sa në deklarata, pasi u pyet nga korrespondentja e CBS Neës nëse shkarkimi i shefit të FBI do të prekte marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë.

“Nuk do të ketë asnjë efekt. Pyetja juaj më duket shumë qesharake. Mos u zemëro me mua. Ne nuk kemi të bëjmë me këtë. Presidenti Trump po vepron në përputhje me kompetencat e tij, në përputhje me ligjin dhe kushtetutën e tij. Cfarë ka të bëjë kjo me ne…Ju e shikoni, unë po shkoj të luaj hokey dhe ju ftoj edhe ju të na ndiqni”, ka thwnw Putin.

Dhe ai luajti e fitoi, i veshur me bluzën e preferuar të tij me numrin 1 fillimisht me një përlasje në akull e menjëherë më pas i përfshirë direkt në tre nga katër golat e parë të ekipit të tij. Në formë të mirë, ishte edhe Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes, që arriti në fund të lojës me katër gola.

Kjo ishte shfaqja e pesë radhazi e Putinit në ndeshjen gala të ligës amatore NHL të Rusisë, për moshat 45 vjecc e sipër, që vetë ai e ka themeluar në 2011.

Top Channel