Parada në “Sheshin e kuq”, rusët festojnë ende fitoren mbi fashizmin

09/04/2017 00:00

Prova gjenerale e së hënës ishte aq madhështore, sa edhe parada vet nuk mund të mos ngrihej në lartësinë e pritshmërive të drejtuesve të shtetit rus.

Parakalimi tradicional i forcave ushtarake në “Sheshin e kuq” të Moskës ka përbërë, si gjithmonë, rastin më të mirë për të ekspozuar fuqinë e saj, të shtuar këtë vit edhe me makinerinë e modernizuar të luftës.

Tanket, raketat balistike ndërkontinentale e formacionet ushtarake model ishin pjesë e kremtimeve të 72-vjetorit të fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, festa më e rëndësishme laike e vendit.

Vladimir Putin vështronte nga tribuna në krah të disa veteranëve dhe homologut moldav, Igor Dodon, i pari udhëheqës i Moldavisë që merr pjesë në këtë ngjarje prej 15 vitesh.

Edhe pse organizatorët ishin përpjekur të jepnin maksimumin, moti i ftohtë e i vrenjtur i Moskës i detyroi ta anulonin spektaklin ajror që pason zakonisht paradën. Retë e dendura nuk ua lejuan ekipeve akrobatike “Sëift” demonstrimin e performancës së avionëve më të rinj luftarakë të vendit.

Njëri prej momenteve më mbresëlënëse të saj ishte shfaqja e sistemit të ri të mbrojtjes raketore të flotës baltike ruse, si dhe parakalimi i trupave të Arktikut. 46 formacione ushtarake, nga 29 njësi, kanë marshur në sheshin e famshëm të kryeqytetit rus, përfshirë këtu kadetë të instituteve më të larta ushtarake të vendit, shkollës “Suvorov” dhe Akademise Detare “Nakhimov”, ushtarët e distriktit ushtarak perëndimor, pjesëtarë të Gardës Kombëtare, si dhe ata të Shërbimit federal të Sigurisë.

FOTO GALERI
1/20
Rusia mban paradën e përvitshme ushtarake në Moskë

Top Channel