SHBA testojnë raketën ndërkontinentale, arrin çdo cep të botës

03/05/2017 00:00

Një raketë e paarmatosur, e aftë për të dërguar një bombë bërthamore në çdo cep të botës, u lëshua të mërkurën nga Kalifornia, mes tensioneve në rritje midis SHBA dhe Koresë së Veriut.

Raketa balistike “Minuteman 3” u lëshua nga baza ajrore Vandenberg dhe përfundoi rreth 8 mijë kilometra larg, në Atolin Kuajalein të Oqeanit Paqësor.

Planifikimi i provës zgjati 10 muaj. SHBA kanë rreth 450 raketa të tilla.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel