Burrin që e zuri gjumi në kazanin e mbeturinave, e shtyp për vdekje kamioni i mbledhjes në Holandë (fotot)

08/05/2024 16:13

Një burrë që e kishte zënë gjumi brenda kazanit të mbeturinave është ngritur nga makineria dhe hedhur në karrocerinë e kamionit në Arnhem të Holandës.

Por punonjësit e tmerruar kishin gjetur në pas trupin e tij mes mbeturinave më 7 maj, njoftonin mediat vendase zhvillimin tragjik.

Policia tha se viktima që nuk është emëruar, nuk kishte adresë të saktë por ishte me shtetësi holandeze.

Një zedhënës i kompanisë së mbledhjes së mbeturinave tha për mediat vendase: “Për fat të keq në raste të rralla i kemi hasur incidente të tilla. Sesi është plagosur ai person, ne ende nuk e dimë saktësisht”.

Policia shpjegonte më tej: “Një burrë që ishte në kazanin e mbeturinave në Arnhem ka vdekur prej plagëve mëngjesin e të martës.”

Punonjësja e strehës së bamirësisë Tonnie van den Herikk e cila njihte viktimën, kur u njoftua për ngjarjen tha se kishte pasur një parandjenjë të keqe për një nga vizitorët e rregullt të strehës së ndihmës.

“Ai ishte këtu të dielën, ne e lejonim të ulej të rrinte këtu”, tha punonjësja, ndërsa policia tha se po hetonin mbi incidentin.

Rrjeti britanik The Mirror raportonte gjithashtu për një tragjedi të ngjashme më 25 prill në Angli  kur punonjësi i mbeturinave David Carpenter u lëndua për vdekje nga kamioni mbeturinave.

I ndjeri David raportohet se ishte gjysh i 13 nipërve e mbesave dhe kishte qenë punonjës mbeturinash që prej moshës 18 vjeçare. Tragjikisht ai ishte tërhequr brenda kamionit kur një pjesë e veshjes së tij ishte kapur në makinerinë e ngritjes së kazanëve.

60 vjeçari David që punonte për bashkinë Coventry prej më shumë se 40 vjetësh ishte i dedikuar në punën e tij, tha e bija Claire Chetwynd, e cila shtonte se autoritetet “e kishin lënë në baltë”.

“Ata lanë në baltë atë dhe punonjës të tjerë me të. Ajo ngjarje ishte e tmerrshme për të gjithë,” tha vajza. /TheMirror/

FOTO GALERI
1/3
Një burrë që e kishte zënë gjumi brenda kazanit të mbeturinave është ngritur nga makineria dhe hedhur në karrocerinë e kamionit në Arnhem të Holandës.

Top Channel