Fushata e Kavajës, Ahmetaj dhe Shehi në shkollën “Rilindja”

03/05/2017 00:00

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet në Kavajë, ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe kandidati socialist Klodian Shehi inspektuan punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Rilindja”.

“Investimi prej gati 100 milionë lekësh, pra afërsisht 1 milion dollarë, është në kuadrin e investimeve që bën qeveria për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në gjithë Shqipërinë. Shkolla do të jetë model për qytetin, do të ketë më shumë se 600 nxënës dhe do të ofrojë kushte maksimale të infrastrukturës dhe mësimdhënies”, tha Ahmetaj.

Duke ju referuar zgjedhjeve që do mbahen këtë të dielw, Ahmetaj i ka bërë një thirrje opozitës: “T’i lërë rehat banorët e Kavajës që në 7 maj të vijnë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese, për të votuar në qetësi të plotë dhe të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë, në mënyrë që projekti i rilindjes urbane të vazhdojë ashtu siç ka vazhduar gjithë këto vite, që e ka kthyer Kavajën nga një qendër qytet i harruar, në një qendër urbane dhe turistike”.

Top Channel