Tensionet në rajon, Kina përuron aeroplanmbajtësen e re

26/04/2017 00:00

Kina nxori në det një aeroplanmbajtëse të re, diçka që shton ndjeshëm praninë e saj ushtarake mes rritjes së tensioneve në rajon.

Me një ceremoni festive, autoritetet kineze futën për herë të parë në ujë aeroplanmbajtësen e parë të prodhuar tërësisht në vend, dhe e dyta e Kinës në total.

Mjeti lundrues, që ende nuk është pagëzuar me një emër, doli nga porti ku u ndërtua në det, në qytetin verilindor Dalian.

Sipas Marinës kineze, aeroplanmbajtësja do të jetë plotësisht operacionale në vitin 2020, por që tani dërgon mesazhin e militarizimit të mëtejshëm të rajonit, ndërsa tensionet mes fqinjëve aziatikë sa vijnë e shtohen.

Koreja e Veriut vazhdon që të jetë sfiduese dhe një pjesë e analistëve mendojnë se, pas sinjaleve në mediet kineze, aeroplanmbajtësja mund të jetë një tjetër mesazh i Pekinit, se Peniani duhet të tregohet i matur.

Komuniteti ndërkombëtar pret shumë nga Kina në zgjidhjen e krizës së Koresë së Veriut, por s’është e qartë sesi mund të ndihmojë në këtë drejtim përfocimi i ushtrisë kineze, megjithëse ky i fundit ndërgon mesazhe edhe për të tjerë aktorë në rajon.

Po në kuadër sinjalesh dhe shfaqjeje force, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut zhvilluan stërvitjen e radhës ushtarake, në reagim të një manovre të ngjashme nga Koreja e Veriut, që vazhdon të shfaqet sfiduese ndaj kujtdo.

Top Channel