Bota po del nga kriza. FMN: Panoramë pozitive për ekonominë

18/04/2017 00:00

Për herë të parë pas 6 vitesh, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pikturuar një panoramë optimiste për ekonominë botërore. Sipas FMN-së, rritja ekonomike po forcohet dhe pritshmëritë janë përmirësuar, si për ekonomitë e zhvilluara, ashtu dhe për vendet në zhvillim.

Ekspertët e FMN-së e rishikuan për lart parashikimin për rritjen ekonomike të botës gjatë këtij viti, nga 3.4 për qind që mendohej më parë, në 3.5 për qind. Për vitin e kaluar, shifra ishte 3 për qind.

Gjatë prezantimit të raportit, Moris Obstfeld, kryeekonomisti i FMN-së deklaroi se që nga mesi i vitit 2016, ekonomia botërore po prodhon të dhëna pozitive, të cilat sipas tij kanë krijuar besimin se viti aktual dhe ai i ardhshmi do të jenë dukshëm më të mirë.

Top Channel