Reagimet pas referendumit turk

17/04/2017 00:00

Liderët e Europës reaguan në mënyrë të matur ndaj rezultatit të referendumit që i jep presidentit turk Recep Tayyip Erdogan fuqi të reja të mëdha, megjithëse disa figura veterane të BE tha se ky ishte fundi i përpjekjes 10-vjecare të Turqisë për t’ju bashkuar bllokut.

Shqetësime serioze për implikimet që sjell rezultati u sinjalizuan nga Berlini, Parisi dhe Brukseli, megjithëse jo kritika të drejtpërdrejeta, pavarësisht shqetësimit për ndershmërinë e fushatës.

Mesazhi më i fortë erdhi nga kancelari austriak christian kern i cili përjashtoi mundësinë e anëtarësimit të turqisë në BE pasi referendumin. në të njëjtin kuadër u shpreh edhe ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz, i cili tha se rutina e vjetër mori fund dhe se duhet ndërshmëri në raport mes Turqisë dhe BE.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, 51,4% e turqve votuan opër zgjerimin e fuqive të presidencës, ndërsa vota jo mori 48,6% të mëbshtetjes. Por disa grupe opozitare në turqi thanë se votyimi pati parregullsi, dicka që u mbështet edhe nga OSBE, sipas së cilës referendumi nuk pati standarde ndërkombëtare.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel dhe presidenti francez Francois Hollande u treguan mjaft diplomatikë në reagimin e tyre ndaj referendumit dhe e përqëdruan vëmendjen tek premtimi i Erdogan për rikthimin e dënimit me vdekje, dicka që sipas tyre i mbyll derën Turqisë për t’u anëtarësuar.

Po në këtë linjë, Komisioni Europian i kërkoi presidentit Erdogan të respektojë rezultatin e ngushtë të votimit dhe të kërkojë konsensusin më të gjerë publik kur të marrë në konsideratë amendimin e kushtetutës.

Por duket se këto fjalë nuk i kanë bërë përshtypje fare liderit turk, i cili me referendumin siguron qëndrimin në pushtet deri në vitin 2029. Presidenti Erdogan, pas fitores, u bëri thirrje vëzhguesve ndërkombëtare që të mësojnë cili është vendi i tyre, ndërsa shtoi se për Turqinë nuk ka asnjë rëndësi nëse BE ndërpret bisedimet për anëtarësim.

Top Channel