Drejtuesi i kamionit ndihmon ujkun e dehidratuar

16/04/2017 00:00

Jo çdo kush do t’i vinte në ndihmë një ujku, pasi shumica  e njerëzve nëse do ta dallonin me sy të lirë do të largoheshin sa hap e mbyll sytë.

Por ky nuk është rasti i një braziliani, i cili bashkë me një mikun e tij kishte parë një ujk dhe ndaluan për t’i bërë foto, por për çudinë e tyre ai u hipi në pjesën e prapme të kamionit.

Por kur ata dolën për ta larguar nga aty, ujku humbi ndjenjat. Në vend që të largoheshin, ata zgjodhën ta ndihmojnë ujkun duke i dhënë ujë.

Top Channel