Taivan, ndalohet me ligj therja e qenve dhe maceve

12/04/2017 00:00

Parlamenti tajvanez ka miratuar një ligj që ndalon therjen e maceve dhe qenve për konsum njerëzor.

Ata që shkelin ligjin përballen me gjoba, ose me dy vite burg, ndërkohë që emrat dhe fotot e tyre bëhen publike. Masat janë marrë me qëllim që të përforcohen ligjet për mbrojtjen e kafshëve në qytet.

Lëvizja e së martës konsiderohet një arritje e madhe dhe përbën një amendament të aktit tajvanez për mbrojtjen e kafshëve, i pari i këtij lloji në Azi.

Në 2001, Tajvani miratoi një ligj që ndalonte shitjen e mishit të maceve dhe qenve për, siç cilësohej, qëllime ekonomike.

Mishi i qenve, dikur konsumohej rregullisht në ishull, por kafsha tani ka filluar gjithnjë e më shumë të konsiderohet një pjesëtar familjeje. Vitin e kaluar, presidentja tajvaneze adoptoi 3 qen, të cilët jetojnë aktualisht bashkë me të dhe dy macet e saj, Kuki dhe Atsai.

Tsai Ing-uen, që është e para udhëheqëse femër e Tajvanit, tërhoqi vëmendje në atë kohë me atë që u cilësua si familja e parë e re e vendit.

Top Channel